Një ligjvënës turk i opozitës humbi jetën dy ditë pasi pësoi një atak kardiak dhe u rrëzua në parlament.

Hasan Bitmez, 54 vjeç, një deputet nga partia opozitare Felicity (Saadet), vdiq në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë televizive.

I diplomuar në Universitetin Al Azhar të Kajros, Bitmez ishte kryetar i Qendrës për Kërkimin e Bashkimit Islamik dhe kishte punuar më parë për organizatat joqeveritare islamike, tregon biografia e tij parlamentare.

Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë fjalës së tij nëParlament,  Bitmez u rrëzua në dysheme.

Ai kishte kritikuar Partinë AK (AKP) në pushtet të Presidentit Tajip Erdogan lidhur me tregtinë e vazhdueshme të Turqisë me Izraelin, pavarësisht luftës në Gaza, dhe pavarësisht kritikave të ashpra retorike të qeverisë ndaj bombardimeve ushtarake të Izraelit.

“Ju lejoni që anijet të shkojnë në Izrael dhe paturpësisht e quani atë tregti… Ju jeni bashkëpunëtor i Izraelit”, tha Bitmez në fjalimin e tij pasi vendosi një pankartë në podium ku shkruhej: “Izrael vrasës; bashkëpunëtor AKP”.

Pasi mbaroi fjalimin, Bitmez papritmas ra në dysheme, dhe deputetët e tjerë nxituan për ta ndihmuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koca tha më pas se një angiografi zbuloi se dy venat kryesore në zemrën e tij ishin bllokuar plotësisht.

Pas dy ditësh në gjendje të rënë, deputeti ndërroi jetë./vizionplus.tv