Zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” është shprehur se PS-ja nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por sipas tij PD-ja ka këtë qëllim.

“Ne kemi Presidentin që është një çun problematik. PS nuk ka vënë postobllok përsa i takon çështjes së reformës që prek dhe sistemin. Institucioni që merret me reformën nuk e ka mandat.

Kjo është çështje kushtetuese. Rama pasi u zgjodh ky çuni problematik tha se do jetë një president që do pëlqehet nga PD.

Këtë çështje mund ta motorizonte vetëm opozita. PD nuk ka interes të preki sistemin. Baza e gjithë kësaj iniciative për të ecur deri më 31 maj janë rekomandimet e OSBE- ODIHR-it”, tha Koçi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";