Ukraina ka lëshuar një urdhër për hapje të përkoshme të korridoreve. Në njoftim thuhet se synimi i hapjes së korridoreve lidhet me transportin civil në Detin e Zi pas pezullimit të Iniciativës së Grurit. Marrëveshja e grurit në Detin e Zi u pezullua pas tërheqjes së Rusisë, duke sjellë përkeqësim të eksporteve.

 

Megjithatë, Ukraina thekson se rreziku i sulmeve ruse mbetet prezent.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në të njëjtën kohë, raportohet se kërcënimi ushtarak dhe rreziku nga minat nga Federata Ruse mbetet përgjatë të gjitha rrugëve”, theksohet në deklaratë.

 

Aktualisht, anijet tregtare nuk po udhëtojnë drejt dhe nga porti ukrainas i Odesës ose portet fqinje, duke dëmtuar eksportin e grurit nga ato porte. Anija e fundit me grurë në bord u largua nga Odesa më 16 korrik.  Mbetet e paqartë nëse urdhri i Ukrainës do të ketë shumë ndikim në gatishmërinë e anijeve tregtare për të udhëtuar shumë përtej porteve të Danubit në Detin e Zi perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";