Një pikturë holandeze 400-vjeçare, është zbuluar në një depo në Australi. Ekspertët vlerësojnë se “Still Life” mund të vlejë miliona dollarë.

 

Vepra, e cila i atribuohet Gerrit Willemsz. Heda, i përket shekullit të 17-të nga Epoka e Artë holandeze, dhe u zbulua mes një koleksioni prej 60.000 pjesësh pasi ndërtesa dhe përmbajtja e saj iu dhuruan Fondit Kombëtar të Australisë (NSW).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjeja një pikturë autentike të shekullit të 17-të në depon time në National Trust ishte përtej emocionit – më la pa frymë”, tha menaxherja e koleksioneve të National Trust, Rebecca Pinchin.

 

Një zëdhënëse tha se vlera e veprës së artit është ende duke u vlerësuar, por ekspertët besojnë se mund të vlejë miliona dollarë australianë. Veprat e Hedës zakonisht vlerësohen në rreth 4 deri në 5 milionë dollarë australianë (2.9 deri në 3.7 milionë dollarë), shtoi zëdhënësja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";