Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se ende është duke punuar për t’i dhënë  dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit  të Ukrainës dhe Moldavisë si  dhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian.

“Nuk dua ta mendoj dështimin e këtij samiti sepse dua të bëj gjithçka për ta arritur një samit të suksesshëm. Nuk i nënvlerësoj sfidat dhe vështirësitë. Të gjithë mund ta shohin këtë, sepse këto janë debate demokratike publike. Të gjithë mund të shohin se çfarë është në rrezik dhe cilat janë qëndrimet e shprehura nga vendet e ndryshme. Mendoj se duhet të jetë e mundur të bëhet një hap shtesë. Unë jam duke punuar në planin a, jo në plane të tjera”, tha Michel.

Po ashtu president i Këshillit Europian premtoi  paketë shtesë  prej 50 miliardë dollarësh  si dhe pajisje ushtarake për  Ukrainën në mënyrë që të vazhdojë të përballojë agresionin e Rusisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";