Ky është entuziazmi që shoqëroi vendimin e gjykatës për vdekjen e afro-amerikanit Xhorxh Fllojd, më 25 maj të vitit të kaluar. Ish-oficeri i policisë në Mineapolis, Derek Shouvin u shpall fajtor dhe do të përballet me të paktën 40 vjet burg.

 

BENJAMIN CRUMP

AVOKAT I FAMILJES FLOYD

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Drejtësia për afrikano-amerikanët është drejtësi për të gjithë Amerikën. Ky rast është një pikë kthese në historinë amerikane për përgjegjësinë e zbatimit të ligjit dhe dërgon një mesazh të qartë që ne shpresojmë që të dëgjohet qartë në çdo qytet dhe çdo shtet.”

 

Megjithëse sistemi i drejtësisë penale dhe juritë në Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë qenë tolerante dhe u kanë dhënë disa mbrojtje ligjore oficerëve të policisë që përdorin dhunë ndaj civilëve, juria në Mineapolis arriti në përfundimin se ish oficeri Shouvin e kishte kaluar kufirin dhe kishte përdorur forcë të tepruar. Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Heris, nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se ky vendim nuk sjell drejtësinë e plotë por tregon nevojën për reformimin e sistemit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

 “Vrasja e George Floyd solli një verë protestash, të cilën nuk e kishim parë që nga epoka e të drejtave civile të viteve ’60. Protesta, ku njerëzit e çdo race, çdo brezi dhe në paqe, dolën të thonin ‘Mjaft, mjaft, mjaft me vrasjet e pakuptimta. Vendimi i sotëm është një hap përpara. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe vendimi i sotëm e dërgon këtë mesazh, por nuk është e mjaftueshme. Nuk mund të ndalemi këtu.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhja mes racës dhe zbatimit të ligjit ka qenë prej kohësh një temë debati në Shtetet e Bashkuara, e theksuar nga një sërë incidentesh vdekjeprurëse ku oficerë të bardhë policie kanë ushtruar dhunë ndaj njerëzve me ngjyrë në një numër qytetesh amerikane në vitet e fundit.Vdekja e Xhorxh Floyd shkaktoi protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës.