Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta kundër luftës së Izraelit me Hamasin. Në disa raste ka patur përleshje me policinë dhe konfrontime mes grupeve studentore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Robin Guess, njofton se pavarësisht rreziqeve, studentët gazetarë dhe organizatat e tyre të lajmeve po kryesojnë mbulimin e ngjarjeve.

Këtë javë policia e qytetit të Nju Jorkut arrestoi protestuesit në Universitetin Columbia. Por para ndërhyrjes, policia u përpoq të largonte nga universiteti studentët gazetarë.

Ata i thanë Zërit të Amerikës se nuk kishin mbetur shumë prej tyre për të raportuar ngjarjen kur policia u fut për të spastruar nga protestuesit një godinë të universitetit.

“Policia kufizoi rreptësishtë qasjen e pjesëtareve të shtypit, përfshirë studentët gazetarë që ishin në kampus. Disa pjesëtarë të shtypit jashtë godinës i larguan nga kampusi tërësisht. Është shumë shqetësuese sepse ata nuk ishin aty për të dokumentuar apo dëshmuar aksionin e policisë në një situatë tepër të ndjeshme”, thotë Meghnad Bose, student gazetar në Universitetin Columbia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai dhe studentë të tjerë gazetarë thonë se u shkel liria e tyre e shtypit. Megjithatë, puna e tyre ka frymëzuar të tjerët.

“Sidomos kur dëgjon radion e Universitetit Columbia. Ky është një mësim mjaft i dobishëm për të gjithë ne studentët gazetarë, që ta dimë ekzistencën e përshtypjeve që duan të krijojnë zyrtarët. Por edhe raportimet tona lejohen që t’i sfidojnë ato”, thotë për Zërin e Amerikës Franziska Wild, studente redaktore në Universitetit Georgetown.

Në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, policia ndërhyri të enjten në një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Kalifornisë në qytetin Los Anxhelos.

Studentët gazetarë ishin në vijën e parë kur policia hyri për të çmontuar kampin dhe arrestuar protestuesit. Gazeta e tyre shkruante se të paktën katër nga gazetarët e tyre u sulmuan nga individë të panjohur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo që po bëjnë ata flet për rëndësinë e qartë dhe të madhe të gazetarëve studentë në institucionet akademike, për të ofruar përditësime të rregullta për fakultetin dhe studentët për atë që po ndodh në kampuset e tyre, veçanërisht në rrethanat aktuale”, thotë George Dutton, me Universitetin e Kalifornisë në qytetin Los Anxhelos.

Studentët gazetarë thonë se siguria është shqetësimi kryesor. Disa punojnë në grupe. Të tjerët mbajnë mbishkrime për t’u identifikuar se janë pjesëtarë të shtypit. Puna e tyre po merr vlerësime të larta.

Bordi i Çmimit Pulitzer, i cili jep çmime për arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë amerikane, i vlerësoi studentët gazetarë për mbulimin e palodhur të protestave ndërsa përballen me rreziqe.

Organizatat ligjore po i ndjekin nga afër zhvillimet, duke vënë në dukje se ndaj studentëve gazetarë është qëlluar me plumba gome, janë spërkatur me piper dhe universitet kanë marrë masa lidhur me raportimet e tyre. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jonathan Falk, avokat në Qendrën Juridike të Shtypit Studentor në Uashington.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur studentët gazetarë grumbullohen së bashku me ata protestues, të cilët po përpiqen t’i mbulojnë, kjo i dëmton të gjithë.”

Studentët gazetarë në Universitetin George Washington i mbuluan ngjarjet në kampus për muaj të tërë. Kjo është një përpjekje e përbashkët e tetë shkollave në zonën e Uashingtonit. Shumë gazetarë kanë raportuar që nga ngritja e tendës së parë në mes të prillit.

“Na njoftuan se po ndodh diçka dhe të përgatitemi. Bashkë me pjesën tjetër të ekipit të lajmeve, u ulëm dhe përpiluam një plan mbulimi”, thotë Eddy Binford-Ross, studente gazetare në Universitetit Georgetown.

Disa studentë gazetarë i thanë Zërit të Amerikës se ata thjesht po vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë që bënin përpara se kampuset e tyre të bëheshin pjesë e lajmeve ndërkombëtare dhe mbulimi i tyre të tërhiqte vëmendjen e publikut. /VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";