Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare me Sllovakinë fqinje të dielën.

Varshava i pati kthyer kontrollet e tilla qysh prej tetorit të vitit të kaluar, me qëllim të kontrollimit të migrimit të paligjshëm.

Pezullimi i kontrolleve ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.

Ministria e Brendshme në Varshavë e ka arsyetuar këtë hap me “stabilizim të migrimit përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike”, shkruan REL.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, situata do të vazhdojë të monitorohet, çka nënkupton se kontrollet mund të rikthehen mes këtyre dy vendeve të BE-së, nëse është e nevojshme.

Polonia dhe Sllovakia janë anëtare të Zonës Schengen – që mundëson lëvizje të lirë – prandaj nuk ekzistojnë kontrolle të rregullta kufitare.

Mirëpo, prej fundit të vitit të kaluar, vendet e bllokut evropian i kanë rikthyer me raste këto kontrollet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";