Polonia ka kërkuar lirimin e shtatë shtetasve polakë të arrestuar në Nigeri, duke pretenduar se mund të ketë ndodhur një keqkuptim gjatë protestave në vendin afrikan.

Gjashtë studentë polakë dhe një pedagog nga Universiteti i Varshavës, të cilët morën pjesë në një program të mësimit të gjuhës Hausa, u arrestuan së fundmi në Nigerinë veriore.

Shërbimi sekret i Nigerisë bëri të ditur se polakëve u është hequr liria sepse mbanin flamuj rusë në demonstratë, por në Varshavë pretendojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa.

Sipas Reuters, nënkryetari i diplomacisë polake, Jakub Wasniewski, i bëri thirrje Nigerisë që të lejojë studentët dhe pedagogun të kthehen në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vashnevsky tha se gjatë një takimi me të ngarkuarin me punë të ambasadës nigeriane në Varshavë, ai shprehu besimin e tij se sjellja e studentëve mund të ishte rezultat i injorancës së tyre ndaj zakoneve, kulturës dhe ligjeve lokale dhe se ai nuk i besonte ata se mund të mbanin flamuj rusë.