Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të transferuar tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë, tha më 24 janar ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Berlini ka marrë kërkesën e Varshavës, tha Blaszczak në një postim në Twitter. “Gjermania tashmë ka marrë kërkesën tonë që të lejojë transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. I bëj thirrje edhe palës gjermane që t’i bashkohet koalicionit të vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës”, shkroi Blaszczak.

 

 

Ukraina ka kërkuar që tanket perëndimore ta ndihmojnë atë të zmbrapset kundër pushtimit rus. Më herët gjatë ditës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, më 24 janar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pistorius tha se nuk ka përçarje midis aleatëve për dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, por tha se kancelari Olaf Scholz po përpiqej të krijonte konsensus për këtë çështje.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pistorius shtoi se NATO nuk duhet të bëhet palë në luftën në Ukrainë.

 

 

Ai gjithashtu tha se Gjermania nuk po pengon vendet e tjera të trajnojnë trupat ukrainase për të përdorur tanket Leopard.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";