Në Parlamentin Europian është zhvilluar sot një debat mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Poloni. Kjo e fundit ka miratuar së fundmi përmes Gjykatës Kushtetuese se e drejta e brendshme prevalon mbi atë të Unionit, duke ardhur kështu në përplasje me Brukselin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur “shumë e shqetësuar” për vendimin e Polonisë që sipas saj, “vë në diskutim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullimeve juridike europiane”.

Nga ana e vet kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka mbrojtur vendimin e gjykatës polake, duke dalë hapur me një kërkesë për referendum për Europën.

Nëse doni të krijoni një supershtet europian duhet t’ia kërkoni vendeve dhe popullsive europiane nëse e duan një gjë të tillë. E drejta parësore është Kushtetuta dhe vjen para çdo burime tjetër të drejte. Primati i të drejtës së Unionit nuk mund të dhunojë Kushtetutën”, ka thënë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";