Më shumë se 500 mijë litra nafte e papërpunuar është derdhur në Oqeanin Paqësor midis brigjeve të Huntington Beach dhe Newport.

Kalifornia është në prag të shpalljes së katastrofës mjedisor pasi tubacionet e naftës vazhdojnë të rrjedhin në oqean, duke shkaktuar një njollë prej 13 kilometrash.

Peshqit e ngordhur kanë mbushur plazhet e famshme të Orange Country. Inxhinierët besojnë se rrjedhja e naftës ka ardhur nga një tubacion nënujor, i cili lidhet me një platformë detare.

“Në një vit të mbushur me situata sfiduese, rrjedhja e naftës përbën një ngjarje të rëndë me të cilën komuniteti ynë nuk është përballur në dekada”, u shpreh kryebashkiaku i Huntington Beach.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";