Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka mbërritur në Japoni, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Udhëheqësit e G7-ës pritet të dënojnë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës duke premtuar vazhdimin e mbështetjes ndaj Kievit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy pritet t’i bashkohet seancës përmes komunikimit elektronik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes të tjerash, diskutimet pritet të përqëndrohen tek përshkallëzimi I kërcënimeve të Pekinit ndaj Tajavanit dhe tek gjetja e rrugëve për të ulur varësinë ekonomike dhe zinxhireve të furnizimit të vendeve perëndimore nga Kina.