Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.

“Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj,” tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. “Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë”.

Bolsonaro, i cili vjen nga ekstremi i djathtë, ka vënë disa herë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil dhe kërcënoi të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Ai ka bërë thirrje për votimin me fletë të shtypura, pasi e konsideron votimin elektronik lehtësisht të manipulueshëm.

Sondazhet e rendisin Bolsonaron të dytin pas ish-presidentit të majtë, Luis Inacio Lula da Silva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bolsonaro ka kritikuar shpesh kolegjin zgjedhor të Brazilit. Por nga ana tjetër, kreu i këtij të fundit tha se nuk ka asnjë problem me sistemin elektronik të votimit dhe e quajti diskutimin për miratimin e fletë të printuara të votimit “një humbje fokusi”.