Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arritur në Kievin më 25 tetor, në një vizitë të paparalajmëruar, tha një zëdhënës i tij.

 

Steinmeier, që arriti në kryeqytetin ukrainas përmes trenit, pritet të takohet gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është vizita e parë e Steinmeier qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.

 

Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, për shkaqe sigurie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti gjerman po ashtu kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

 

Kërkesa e Kievit që Steinmeier të mos e vizitonte Ukrainën kishte të bënte me kritikat e vazhdueshme për lidhjet e presidentit gjerman me Moskën dhe për mospërfilljen e paralajmërimeve nga fqinjët në Evropën Lindore për kërcënimin nga agresioni rus, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Steinmeier po ashtu shkaktoi zemërim në Kiev në ditët e para të pushtimit rus, duke i ofruar Ukrainës vetëm 5.000 helmeta si ndihmë ushtarake.

 

Steinemeier fillimisht kishte mbrojtur një politikë më të butë ndaj Rusisë, por gjatë pushtimit të Ukrainës, e pranoi se politika e tij ishte e gabuar. Që atëherë, Gjermania ka nisur t’i dhurojë Ukrainës armatim të rëndë./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";