Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se do të kandidojë për pozitën e shefit të NATO-s, duke u zotuar për “rinovim të perspektivës” në këtë kohë kritike për aleancën.

Në dy vjetët e fundit, aleanca perëndimore e mbrojtjes ka funksionuar në një ambient sfidues të sigurisë, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kam vendosur t’i hyj garës për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Iohannis, shteti i të cilit kufizohet me Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri holandez, Mark Rutte, besohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij potencial.

Megjithatë, Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë.

Pasardhësi i Stoltenbergut – ish-kryeministrit të Norvegjisë, i cili e ka mbikëqyrur NATO-n për një dekadë – pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.

“Duke e marrë parasysh kontekstin aktual të sigurisë, besoj që është koha që shteti ynë të marrë më shumë përgjegjësi brenda udhëheqësisë euroatlantike”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas rregullave të NATO-s, asnjë vendim nuk konfirmohet pa u arritur konsensusi për një kandidat. /REL/