Autoritetet ukrainase gjetën një varrezë masive pranë një qyteti verilindor të rimarrë së fundi, i pushtuar më parë nga forcat ruse, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy të enjten mbrëma.

 

“Një varr masiv u gjet në Izium në rajonin e Kharkivit. Aty tashmë kanë nisur procedurat e nevojshme. Më shumë informacion – informacion i qartë dhe i verifikueshëm – duhet të jetë i disponueshëm nesër”, tha presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij televiziv.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gazetarët e agjencisë Associated Press panë varrezën në një pyll pranë Iziumit të enjten. Varreza masive mbante një shenjë ku thuhej se përmbante trupat e 17 ushtarëve ukrainas. Ajo ishte e rrethuar nga qindra varre individuale me vetëm kryqe për t’i shënuar ato.

 

Presidenti Zelenskyy përmendi emrat e qyteteve të tjera ukrainase ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive civile dhe prova të krimeve të supozuara të luftës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Buça, Mariupol, tani, për fat të keq, Iziumi. … Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Bota duhet ta sjellë Rusinë përpara përgjegjësisë reale për këtë luftë”, tha ai.

 

Forcat ruse u larguan nga Iziumi dhe pjesë të tjera të rajonit të Kharkivit javën e kaluar mes një kundërofensive mahnitëse ukrainase. Të mërkurën, presidenti Zelenskyy bëri një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit të Ukrainës për të parë ngritjen e flamurit kombëtar në bashkinë e Iziumit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sergei Bolvinov, një hetues i lartë për policinë ukrainase në rajonin lindor të Kharkivit, i tha rrjetit britanik Sky News se një gropë me më shumë se 440 trupa u zbulua pranë Iziumit pasi forcat e Kievit hynë brenda në qytet.

 

“Ne e dimë se disa nga njerëzit e varrosur në gropë u qëlluan, disa vdiqën nga zjarri i artilerisë, nga të ashtuquajturat trauma nga shpërthimi i minave. Disa vdiqën nga sulmet ajrore. Gjithashtu, kemi informacione se shumë trupa ende nuk janë identifikuar”, tha zoti Bolvinov.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët të enjten, Zelenskyy tha se gjatë pesë muajve që rusët pushtuan rajonin, ata “vetëm shkatërruan, vetëm privuan, vetëm morën. Ata lanë pas fshatra të shkatërruar; në disa prej tyre nuk ka asnjë shtëpi të vetme të padëmtuar. Pushtuesit i kthyen shkollat në vendgrumbullim mbeturinash dhe kishat – të shkatërruara”./voa