Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka befasuar me pohimin e bërë në “ClickPlus”, ku përmendi një bisedë të zhvilluar muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe qasjen e SHBA-së ndaj rajonit.

Pendarovski foli konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i SHBA-së, të paktën jo sic ka qenë në vitin 1999. “Të mos i mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova prej një kohe të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane.

Nuk them se nuk shqetësohen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë kjo e fundit nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë nga sa ka qenë në 99-tën”, theksoi ai, i cituar nga mediat në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i shtetit maqedonas u shpreh se në bisedën që ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar atij që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona të cilët e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.