Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për shtyp.

Ndërkohë që pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti tha se “e ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani, këtu në Ukrainë”.

Duke folur së bashku me liderët polakë dhe lituanezë, Zelensky tha: “Ne jemi unanim në vlerësimin tonë për krimet e Federatës Ruse. Ky është një akt tjetër agresioni kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, integritetit tonë territorial.”

Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë. Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA do të sanksionojë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.