Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë pas raporteve se nga Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri.

Duke folur për BBC në një bazë të stërvitjeve ushtarake në Ukrainën perëndimore, Zelensky tha: “Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave rusë. Vetëm kemi dërgjuar.”

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen do ta shohin të gjithë, jo vetëm ushtria.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar. Por tani për tani janë vetëm deklarata”, tha ndër të tjera Zelensky.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";