Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiteknike, siç parashihet në Kushtetutën e saj, ka vënë në dukje zëdhënësi i DASH-it.

Zëvendësndihmës sekretari për çështje europiane dhe euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar për suksesin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre shteteve në BE, përfshirë edhe Kosovën “si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.

Ditët në vijim pritet një koordinim i përpjekjeve të të dërguarit të BE-së Mirosdlav Lajcak dhe atij amerikan Escobar për të bindur liderët në Beograd e Prishtinë të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në frymën e kompromisit të nevojshëm në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe minimizimin e tensioneve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit i këshillon palët se një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse do të mundësojë rrugën e tyre europiane.