Anthony “AJ” Elfalak, 3-vjeçari që ishte zhdukur katër ditë më parë në shkurret australiane është gjetur dhe tani ndodhet pranë familjes së tij.

Fatmirësisht, vogëlushi nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai u vu re nga helikopterët e policies, teksa pinte ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor.

3-vjeçari ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten dhe familja e tij kishte frikë se mund ta kishin rrëmbyer. Por shpëtimtarët gjetën AJ në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";