Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg për një banorë të Teksasit, i cili u dënua për sulmin në Kapitol, duke e quajtur atë anëtar të grupit të milicisë që mori një rol qendror në sulmin e turmës pro-Trumpit.

 

Nëse gjykatësi pranon rekomandimin e Departamentit të Drejtësisë, dënimi me burg i Guy Wesley Reffitt-it do të ishte gati tre herë më i gjatë se cilido nga më shumë se 200 të pandehurit e tjerë që janë dënuar për krime në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në kryeqytetin e vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dënimi më i gjatë deri më tani është pesë vjet e tre muaj për Robert Palmer, një banor nga Florida që u shpall fajtor për sulmin ndaj oficerëve të policisë në Kapitol. Gjykatësi Dabney Friedrich është planifikuar të shpall dënimin për Guy Wesley Reffitt-in më 1 gusht. Gjyqtari nuk është i detyruar të ndjek asnjë nga rekomandimet ose udhëzimet e dënimit të llogaritur nga departamenti, të cilat variojnë nga nëntë vjet deri në 11 vjet dhe tre muaj.

 

Avokati mbrojtës Clinton Broden, i cili kërkon që Guy Wesley Reffitt të dënohet me jo më shumë se dy vjet burg, tha se ishte i tronditur nga rekomandimi i prokurorëve. Ai vuri në dukje se klienti i tij nuk u akuzua për hyrjen në Kapitol ose për sulmin e ndonjë oficeri policie atë ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është absolutisht absurde”, tha ai gjatë një interviste telefonike të premten. “Unë sigurisht që nuk e fal atë që bëri zoti Reffitt. Dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë seriozitetin e shkeljeve. Por në të njëjtën pikë, këtu duhet të ketë njëfarë proporcionaliteti”.

 

Prokurorët argumentojnë se në rastin e zotit Reffitt garantohet një “arsyetim për terrorizëm”, i cili do të çonte në një dënim shumë më të gjatë nëse gjyqtari pranon ta zbatojë atë. Ata thonë se provat e gjyqit treguan se i pandehuri Reffitt planifikoi për javë të tëra përpara janarit të udhëtonte në Uashington, DC, “me qëllimin specifik për të sulmuar Kapitolin dhe për të marrë kontrollin e Kongresit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Guy Wesley Reffitt u dënua nga një juri në mars për të pesë pikat në aktakuzën e tij. Anëtarët e jurisë e shpallën atë fajtor për pengimin e seancës së përbashkët të Kongresit për të certifikuar votën e Kolegjit Zgjedhor, për ndërhyrjen në punën e oficerëve të policisë që ruanin Kapitolin dhe për kërcënimin e dy fëmijëve të tij adoleshentë nëse e raportonin atë te organet e zbatimit të ligjit.

 

Prokurorët thonë se Reffitt ishte një udhëheqës i një grupi milicësh të Teksasit. Ai u tha anëtarëve të tjerë të grupit të milicisë se kishte në plan të tërhiqte kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nga godina e Kapitolit prej kyçit të këmbëve, thanë prokurorët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reffitt, një banor i qytetit Wylie në Teksas, nuk dëshmoi në gjyqin e tij. Sipas prokurorëve, Guy Wesley Reffitt ishte i armatosur me një pistoletë Smith & Wesson në një këllëf në brez, mbante pranga me zinxhir dhe ishte veshur me një helmetë të pajisur me një videokamerë, sipas prokurorëve. Ai u tërhoq pasi një oficer e spërkati atë me piper në fytyrë, pornxiti protestuesit e tjerë që në fund depërtuan ndërtesën, thanë prokurorët.

 

Djali 19-vjeçar i Guy Wesley Reffitt, Jackson, dëshmoi se babai i tij e kërcënoi atë dhe motrën e tij, atëherë 16 vjeçe, pasi ai u kthye me makinë në shtëpi nga Uashingtoni. Reffitt u tha fëmijëve të tij se do të ishin tradhtarë nëse do ta raportonin tek autoritetet dhe u tha se “tradhtarët pushkatohen”, kujton Jackson Reffitt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 840 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me trazirat. Mbi 330 prej tyre kanë pranuar fajësinë, dhe mbi 200 prej tyre janë dënuar./VOA