Prokurorët në Itali po hetojnë për vrasje nga pakujdesia në lidhje me fundosjen e superjahtit Bayesian tani që janë nxjerrë nga deti të gjithë trupat e personave që u konsideruan të humbur pas mbytjes. Trupi i fundit i nxjerrë është ai i vajzës 18-vjeçare të Mike Lynch, Hannah.

Bayesian u fundos në brigjet e Siçilisë herët të hënën në mëngjes, kur zona u godit nga stuhi të fortë. Shtatë persona, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Lynch, vdiqën.

Pas katër ditësh kërkime, trupi i Hannahs, personi i gjashtë dhe i fundit i zhdukur nga jahti luksoz, u gjet të premten, sipas rojeve bregdetare italiane.

Agjencia e lajmeve Press Association raportoi se një qese e gjelbërt ishte parë duke u sjellë në Porticello nga vendi i fundosjes pak para orës 13:00 me kohën lokale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurori publik i Terminit po heton akuzat për mbytje të anijes, fatkeqësi dhe vrasje të shumta për fundosjen, sipas agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos.

Këto janë të ngjashme me akuzat për vrasje nga pakujdesia në Mbretërinë e Bashkua dhe akuza specifike për provokimin ose shkaktimin e një mbytjeje anijeje mund të dënohet me burgim deri në 12 vjet.

Lynch, 59 vjeç, themeluesi i korporatës Autonomy, po festonte fitimin e gjyqit në SHBA ku akuzohej për mashtrim, në momentin kur u mbyt jahti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Adnkronos gjithashtu raportoi se hetuesit besonin se anija u fundos fillimisht dhe më pas u përmbys ngadalë në anën e djathtë.

Agjencia e lajmeve citoi burime midis autoriteteve të përfshira në operacionet e rikuperimit duke thënë se viktimat u gjetën jashtë kabinave të tyre. “Pasagjerët kërkuan rrugë shpëtimi, duke arritur në anën e kundërt të anijes në të cilën ndodheshin,” raportoi Adnkronos. “Por uji kishte arritur tashmë në kabina”. Pesë nga viktimat thuhet se u gjetën në dhoma të ndryshme nga ato të treguara nga të mbijetuarit. /vizionplus.tv