Qindra kamionistë të tjerë i janë bashkuar protestës në otava për të nëntën ditë rradhazi për të kundërshtuar vaksinën me detyrim dhe kufizimet anticovid, ndërsa tubuesit kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Trudeau.
Protestës i janë bashkuar edhe mijëra njerëz duke bllokuar plotësisht rrugët kryesore rreth Parlamentit. Me thirrjet: “liri” dhe “ fund pandemisë” demonstrusit kërkuan heqjen e menjehershme të masave kufizuese.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë ndërsa kanë ngritur barrikada betoni dhe pajisje të rënda në disa rrugë për të parandaluar rritjen e numrit e të protestuesve. Shefi i policisë së Otavës sugjeroi përdorimin e ushtrisë si një opsion për shpërndarjen e protestës, por kryeministri e hodhi poshtë këtë kerkesen.
Edhe zyrtarët në Toronto, qytetit më i madh i Kanadasë u përgatitën për demonstrata të ngjashme. Disa ditë më parë kryeministri njoftoi se ishte infekuar me covid dhe për këtë arsye nuk e ka patur mundësinë të vepronte në terren, ndërsa theksoi se nuk i friksohet protestuesve.
Tubimet nisën javën e kaluar për shkak se shoferët kundërshtuan mandatin e qeverisë federale, e cila kërkonte vaksinimin me detyrim për të kaluar kufirin. Por marshimi i kamionistëve tani po konsiderohet gjithnjë e më shumë si karvani i lirisë.
