Protesta të mëdha kanë shpërthyer kundër talebanëve në Kandahar, pasi më shumë se 3000 familje janë nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre për të strehuar në to luftëtarët e tyre.

Protestuesit u grumbulluan përpara shtëpisë së guvernatorit të Kandaharit, pasi shumë prej familjeve iu është dhënë afat 3 ditë për të lëshuar banesën e tyre ndonëse jetojnë atje prej dekadash.

Nga fotot e publikuara në media të ndryshme shihen protestuesit që marshojnë me duar e ngritura lart për të dhënë një mesazh dorëzimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";