Pas emërimit të Gérald Darmanin ministër i Brendshëm i Francës, qindra gra kanë protestuar në Paris për mbështetjen që i ka dhënë Macron dhe qeveria e tij këtij njeriu që po hetohet me akuza përdhunimi.

Darmanin i mohoi akuzat se ka përdhunuar Sophie Patterson-Spatz në vitin 2009, kur ajo erdhi te ai për të kërkuar ndihmë ligjore. Para dy viteve, Gjykata hodhi poshte rastin kunder Darmanin, por muajin e kaluar Gjykata ne Paris urdheroi sërish hetim per perdhunimin e pretenduar.

Teksa mbanin në duar parulla “Qeveri seksiste, hakmarrje feministe”, protestueset kërkuan dorëheqjen e ish-ministrit.

Protesta në Francë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, të hetuar për përdhunim shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";