Mijëra vetë kanë vërshuar në rrugët e Francës kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Protestat po drejtohen nga 8 prej sindikatave më të mëdha në Francë dhe janë shtrirë në qytetet kryesore të vendit si Paris, Marsejë, Tuluz, Nante, etj.

 

Punonjësit e shërbimeve të transportit ndalën punën për t’iu përgjigjur thirrjes për protestë. Trenat, fluturime dhe mësimi u pezulluan, ndërsa autoritetet bënë me dije se protesta kishte pjesëmarrje më të madhe se ajo e 2019 kur ligji u prezantua për herë të parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri francez i Punës Olivier Dussopt tha se shqetësimet e punëtorëve janë të kuptueshme por se prej tyre kërkohet një përpjekje shtesë kolektive për hir të vendit. Nga ana tjetër, sindikatat argumentuan se sakrificat e kërkuara nga shteti janë të padrejta.

 

Çështja e rritjes së moshës së pensionit në Francë rikthehet sërish pas asaj të 2010 kur qeveria e djathtë të presidentit Nicolas Sarkozy e rriti atë në 62 vjeç nga 60 që ishte më parë. Megjithatë mosha aktuale e daljes në pension në Francë është një nga më të ulëtat në Bashkimin Europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";