Rrugët e Brukselit u shëndrruan në arenë dhune mes protestuesve dhe policisë për shkak të kufizimeve që kanë imponuar autoritet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Protesta fillimisht ishte paqësore ku mijra qytetarë marshuan përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Europian.

Një grup protestuesish filluan të gjuanin me gurë ndaj efektivëve të policisë. Këta të fundit u kundërpërgjgjën me gaz lotsjellës. Shumë qytetarë në Belgjikë janë kundër rregullave sipas të cilave çdo person i cili dëshiron të hyjë në bare apo  restorante duhet të tregojë fillimisht pasaportën shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Presioni është shumë i madh. Si persona në moshë madhore ne nuk duhet të vaksinohemi po ka shumë presion nga bashkëmoshatarët, fqinjët dhe miqtë. Një pjesë e madhe e popullsisë është e ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh një qytetare.

Javën që kaloi u shpallën masat e reja si detyrim për mbajtjen e maskës tek fëmijët e shkollave fillore dhe zgjatja e pushimeve për të vegjlit.