Presidenti Joe Biden tha të hënën se përpjekja e Dhomës së Përfaqësuesve në Tenesi për të përjashtuar tre anëtarë të saj për shkak të protestave është “tronditës dhe jodemokratik”.

 

Presidenti Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris u takuan në Shtëpinë e Bardhë me tre ligjvënësit e shtetit që u përballën me pushim nga puna për pjesëmarrje në protestat për kufizim të armëmbajtjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy ligjvënës të shtetit, Justin Jones dhe Justin Pearson, u përjashtuan, por më vonë u riemëruan në të njejtat posete nga rajonet e tyre, ndërsa ligjvënësja e tretë, Gloria Johnson, i mbijetoi ngushtë një votimi për përjashtimin e saj në fillim të këtij muaji.

 

Pas takimit, zoti Pearson tha se grupi mbështet mbajtjen e një seance speciale në të ardhmen, ku legjislatura e shtetit do të trajtonte temën e kontrollit të armëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbajtja e seancës u njoftua të premten nga guvernatori republikan Bill Lee, i cili tha përmes një deklarate se synimi i seancës do të jetë “miratimi i ligjeve që do të forcojnë sigurinë publike dhe do të mbrojnë të drejtat kushtetuese”.

 

Ligjvënësi Jones u tha gazetarëve se lëvizja që ata përfaqësojnë dëshiron të nxisë shtetet jugore për të miratuar ligje të logjikshme për armët që do të ndihmonin të gjitha komunitetet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre ligjvënësit iu bashkuan fëmijëve, prindërve dhe të tjerëve që protestonin në Kapitol, disa ditë pasi në një sulm me armë në një shkollë të qytetit të Nashvillit u vranë tre fëmijë nëntë vjeçarë dhe tre anëtarë të personelit të shkollës./VOA/