Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj një vit më të vogël pasi bënte shumë zhurmë ndërsa luante playstation.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Agrigentos në Itali mëngjesin e së premtes por vetën ditën e sotme u bë publik rasti nga policia.
17-vjeçarja i ka kërkuar disa herë vëllait të saj që të mos bënte zhurmë pasi ishte duke studiuar, por kur ka parë se ai nuk po i përgjigjer e ka goditur me thikë.
Djali 16-vjeçar është goditur mes zemrës dhe mushkërive, është në gjendje të rëndë i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
/Vizionplus.tv/
