Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën e ka detyruar UEFA-n të spostojë finalen e UEFA Champions League.

Finalja e madhe ishte parashikuar për t’u luajtur në datë 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë.

Mirëpo, agresioni rus ndaj Ukrainës bëri që Komiteti Ekzekutiv i UEFA ta dënojë Rusinë nëpërmjet heqjes së të drejtës për organizimin e finales së vitit.

UEFA vendosi që finalja të spostohet në Paris për t’u luajtur në stadiumin kryesor të kryeqytetit frances “Saint-Denis”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";