Rusët nuk janë më të shqetësuar vetëm për vonesën e operacioneve ushtarake, por edhe për rritjen e numrit të viktimave.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar vrasjen e ushtarëve rusë të cilët janë të prirur kundër luftës dhe duan të kthehen në atdheun e tyre .

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, “ekzekutorët” e Putinit ndodhen në vendin e shkatërruar nga lufta dhe janë në mesin e forcave ruse. Ata kanë vetëm një qëllim, të vrasin të gjithë ata që nuk mund të durojnë të vrasin ukrainas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa njësi ushtarake ruse janë urdhëruar të qëllojnë mbi këdo që përpiqet të largohet nga Ukraina. Në luftën në Ukrainë, Kremlini po përdor një taktikë të dhunshme , e cila, sipas gazetës britanike, të kujton epokën e Stalinit.

Sipas informacioneve, viktima të ekzekutimeve bien edhe ushtarët që kanë frikë dhe guxojnë t’u thonë eprorëve të tyre se do t’u dorëzohen ukrainasve.

Ushtarët rusë, të cilët u shprehin komandantëve të tyre dëshirën për t’u larguar nga fronti, sepse nuk ndihen mirë dhe se morali i tyre është “i ulët” , marrin përgjigjen e mëposhtme: ” Ose do t’ju qëllojmë ose do të vdisni duke luftuar “.

Rusët nuk janë më të shqetësuar vetëm për vonesën e operacioneve ushtarake që synojnë pushtimin e qyteteve strategjike të Ukrainës, por edhe për rritjen e numrit të kryengritësve brenda ushtrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë refuzojnë të luftojnë në Kherson dhe Mykolaiv, ku ka rezistencë të fortë ukrainase , sipas autoriteteve ukrainase, të cilët kanë arrestuar tashmë mijëra të burgosur rusë.