Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u zotuan dje të shtunën se do të bashkëpunojnë për të rënë dakord për një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës, njoftoi një zëdhënës i presidencës në Kajro.

Sisi dhe Putin diskutuan zhvillimet në rajon, veçanërisht situatën në Rripin e Gazës, sipas Ahmed Fahmi.

“Ata ranë dakord të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të arrihet një armëpushim, duke theksuar nevojën urgjente që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim,” sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga përfaqësuesi i presidencës egjiptiane Fahmi.

Konferenca e presidentëve pasoi dështimin e përpjekjes për të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së një projekt-rezolutë që kërkon shpalljen e menjëhershme të armëpushimit humanitar, pasi SHBA-të vendosën veton ndaj saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Egjipti, vendi i parë arab që nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin (1979), është i shqetësuar për mundësinë e një eksodi masiv të gazanëve dhe pritjen e qindra mijëra refugjatëve.

Presidenti Sisi ka thënë vazhdimisht se ai kundërshton zhvendosjen e detyruar të palestinezëve në shkretëtirën e Sinait, diçka që disa politikanë izraelitë kanë sugjeruar, megjithëse nuk është një qëllim i deklaruar i qeverisë.

Lufta hedh një hije të rëndë mbi zgjedhjet presidenciale që nisin sot në Egjipt. Shumica e vëzhguesve politikë presin që Presidenti Sisi të sigurojë një mandat të tretë radhazi, pavarësisht nga pakënaqësia në rritje për problemet ekonomike të vendit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";