Presidenti rus Vladimir Putin e filloi fjalimin e tij vjetor duke prekur planet afatshkurtra të Rusisë dhe përpjekjet e popullit rus.

Putin përshëndeti “mbështetjen dërrmuese të popullatës për atë që ai e quan operacioni ushtarak special” në Ukrainë.

Ai vlerësoi “heronjtë” në vijën e parë dhe“në llogore”, që vuajnë, por kanë mbështetjen e gjithë vendit”, sipas tij.

Putin kritikoi ato që ai i sheh si prirje koloniale nga Perëndimi, për të cilin ai thase ka qëllim për të shkatërruar Rusinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësi rus, i cili ndalon për duartrokitje të shpeshta, tha se SHBA është “absolutisht e vendosur” për të nxitur ndarjen në vend.

Rusia po lufton për “lirinë dhe pavarësinë e saj”, u shpreh  ai, dhe më vonë ndaloi përsëri, këtë herë për një moment heshtjeje për “heronjtë e saj të rënë”. /vizionplus.tv