Rusia dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, sipas një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, duke kërkuar një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesës së Moskës për garanci të sigurisë, shkruan Reuters.

Putin tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

“Shpresoj se zhvillimi i situatës të vazhdojë të jetë pozitiv,” tha ai.

Rusia ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendi gjithashtu ka deklaruar se kërkon disa premtime nga Perëndimi duke përfshirë pezullimin e aktiviteteve ushtarake të NATO-s në Europën Lindore sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që NATO-s të mbrojë territorin ukrainas.