Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka humbur asgjë nga operacioni ushtarak në Ukrainë dhe ka forcuar sovranitetin e Rusisë.

 

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor që po mbahet në Vladivostok, zoti Putin tha se të gjitha veprimet e Rusisë “kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit e rajonit të Donbasit”. Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia që rifilloi dërgesat e grurit ukrainas, duke thënë se eksportet kryesisht kanë përfunduar tek vendet perëndimore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus ia hodhi të gjithë përgjegjësinë për krizën aktuale energjitike udhëheqësve evropianë, duke i fajësuar ata për mbylljen e tubacioneve të gazit dhe punën e ngadaltë të riparimit të tyre. Ai tha se furnizimet me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1”, që shtrihet nga Rusia në Gjermani, nuk ishte i mundur për shkak të defekteve.

 

Zoti Putin tha se gjiganti rus energjetik “Gazprom” u detyrua të nënshkruajë një kontratë afatgjatë mirëmbajtjeje me firmën Siemens në Mbretërinë e Bashkuar, por puna ka ngecur për shkak të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";