Forcat separatiste pro-ruse vazhdojnë sulmet intensive me raketa në fabrikën e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i ushtrisë ukrainase në Mariupol, ku gjenden të strehuar qindra qytetarë, gra, fëmijë e të moshuar.

 

Në një evakuim të organizuar nga Kombet e Bashkuara të dielën, u shpëtua grupi i parë qëkurëse ka nisur lufta ndërsa sot 101 persona të tjerë kanë arritur të largohen më në fund nga bunkerët poshtë fabrikës Azovstal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus Vladimir Putin edhe njëherë ka përgënjeshtruar shënjestrimin e civilëve duke fajësuar për vdekjen e tyre ata që i quan nacionalistë dhe “neo-nazistë”, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi.

 

Në një bisedë telefonike me homologun francëz Emmanuel Macron, Putin ka deklaruar se perëndimi mund të ndihmojë për t’i dhënë fund mizorive duke ushtruar ndikimin e duhur mbi autoritetet e Kievit dhe duke ndaluar dërgesat e armëve në Ukrainë. Putin shtoi gjithashtu  se Moska ishte ende e gatshme për dialog.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Papa Françesku ka kërkuar një takim me presidentin rus, por një gjë e tillë nuk është pranuar ende nga Moska. Papa gjithashtu kritikoi Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse, për mbështetjen e tij të plotë ndaj luftës.