Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se Perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta, duke vendosur embargo ndaj naftës ruse. Ai gjithashtu akuzoi shtetet perëndimore se po mashtrojnë popullsinë e tyre.

Reuters raporton se Putin gjithashtu ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe është zotuar që të zgjidhë çdo problem që mund të vijë si pasojë e tyre. Ai tha edhe se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në fushën e energjisë, ndërsa përmendi inflacionin në SHBA që për muajin shkurt arriti në 7,9%  si rezultat i bllokimit të naftës ruse.

Ndërkohë, Ministria ruse e Financave tha se ka ndërmarrë masa për të kufizuar largimin e kapitalit dhe se do të punojë me Bankën Qendrore të vendit për të siguruar stabilitet financiar në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";