Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është vaksinuar kundër COVID. Më herët, Kremlini njoftoi se nuk do ta zbulojë emrin e vaksinës së prodhuar në Rusi që Putin ka zgjedhur të marrë.

“Putini u vaksinua kundër koronavirusit. Ai ndihet mirë dhe do të ketë një ditë të plotë pune nesër,” tha zëdhënësi i tij, Dmitri Peskov.

Rusia ka zhvilluar tri vaksina kundër koronavirusit: Sputnik V, EpiVacCorona dhe CoviVac. Ajo ka miratuar Sputnik V-në në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë në botë me vaksinë kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";