Frank Gardner – BBC

Presidenti rus Vladimir Putin tani është future në cep dhe kjo është e rrezikshme.

Ky pushtim i planifikuar prej kohësh ndaj fqinjit të tij nuk po shkon sipas parashikimeve të tij, megjithëse forcat e tij po bëjnë njëfarë përparimi në jug.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përtej kufijve të Ukrainës, reagimi ndërkombëtar ka qenë shumë më i shpejtë dhe më i ashpër se sa ai do të priste, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë ruse, situatë që mund të përfundojë duke kërcënuar autoritetin e tij në vend.

Por, çfarë vjen më pas?

Në lidhje me sanksionet, Moska do të hakmerret në një formë – ndoshta me një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve perëndimore.

Por detyra e menjëhershme e Putinit është të tregojë se po fiton në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke përjashtuar mundësinë e pamundur për një marrëveshje paqeje, mund të presim të shohim një intensifikim të ofensivës ruse në qytetet e Ukrainës.

Duke gjykuar nga veprimet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri, Putini do të ketë pak konsideratë për sigurinë e civilëve dhe Moska ka ende disa armë shkatërruese në dispozicion të saj që ende nuk i ka përdorur. /Përktheu: Abcnews.al