Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield e quajti këtë vendim të papranueshëm. Në një intervistë për CBS News, ajo theksoi se Rusia po përshkallëzon luftën.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme, tha ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";