Më 29 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska.

 

Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.

 

Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projektliginj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj.

 

Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Herson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore.

 

Megjithatë, me dekret të presidentit rus, Vladimir Putin, në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen.

 

Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas paketës së ligjeve që u miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë./rel