Një ngjarje e rëndë u regjistrua natën e ndërrimit të viteve në SHBA, ku shtetasi shqiptar Emiliano Domi 25 vjeç u arrestua nga policia pasi qëlloi me thikë nënën e tij.

Para hetuesve ai është shprehur se nëna e tij ka qeshur me të dhe kjo gjë e ka nxehur dhe ndaj ka tentuar ta vrasë.

“Ajo qeshi me mua kur u ankova që ajo po lëvizte xhaketën nga divani i dhomës së ndenjes”, mësohet të ketë thënë ai.  Domi pas një debati verbal e ka shtyrë nënën dhe më pas ka shkuar në kuzhinë ku aty ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.

Ndërkohë efektivët kanë thënë se Domi pas ngjarjes është larguar nga banesa, pasi ka menduar se mamaja e tij kishte vdekur nga plagët e marra. 54-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni dhe sipas mjekëve ajo e ka kaluar rrezikun për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve dhe tashmë Domi është arrestuar dhe ndaj tij janë ngrtur disa akuza. Ai njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal.