Kryeministri Italian Mario Draghi bëri të ditur se qeveria e tij është e vendosur të kërkojë aplikimin me detyrim të vaksines dhe kryerjen e dozes se trete.

Draghi bëri të ditur se po punohet mbi këtë process me intesitet në mënyrë që të shmanget sa më shumë një tjetër situatë e rëndë në shendetetin e njerezve dhe kolapsin në spitale sic ndodhi në fillim të pandemise.

Kryeministri Italian foli edhe për certifikaten e vaksinimit, duke pohuar që më siguri vlefshmëria e saj do të shtyhet për tu bërë e vlefshme për 12 muaj, e po ashtu po punohet që përdorimi i saj të zgjerohet edhe në disa sektore të tjerë të rëndësishëm të jetës.

Sulmet grupimit “No vax”, pra atyre që kundershtojnë kryerjen e vaksines, Draghi I quajti të turpshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri tha se aktualisht në Itali është vaksinuar 70% e popullsise, shifer e cila në tetor do të shkojë në 80%.