Qeveria spanjolle ka vendosur të njohë një shtet palestinez deri në verë, sipas deklaratave të kryeministrit Pedro Sanchez në Aman, të cilat u botuan nga disa gazeta spanjolle.

“Duhet të mendojmë seriozisht për ta bërë këtë këtë verë”, u tha kryeministri spanjoll gazetarëve që e shoqëronin në turneun e tij në tre vende në Lindjen e Mesme që filloi në Jordani, sipas gazetës La Vanguardia.

Deklaratat e tij tregojnë një përshpejtim të kohës që Pedro Sanchez kishte paraqitur së fundmi për njohjen e një shteti palestinez. Më 9 mars, ai njoftoi se do t’i propozonte parlamentit spanjoll që ta votonte këtë njohje deri në fund të mandatit parlamentar, pra deri në verën e vitit 2027.

Më pak se dy javë më vonë, më 22 mars, në margjinat e samitit të BE-së, kryeministri spanjoll dhe homologët e tij të Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata deklarohen të gatshëm të njohin Palestinën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gazeta El País vlerëson se njohja mund të bëhet gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve evropiane, të cilat në Spanjë mbahen më 9 qershor, ose në javët në vijim. /vizionplus.tv