Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e nisi fjalimin para Kongresit amerikan duke thënë se tani është koha që po vendoset fati i Ukrainës, nëse populli ukrainas do të jetë i lirë apo jo. 

Presidenti ukrainas shtoi se vendi i tij është “në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë… Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Rusia e ka kthyer qiellin e Ukrainës në një burim vdekjeje për mijëra,” u shpreh presidenti ukrainas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";