ITALI– Një punëtor 43-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në një aksident tragjik në punë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 12 mars, në Carpenedolo.

Dinamika e aksidentit që ndodhi në një magazinë në Via Santa Croce, po shqyrtohet nga Karabinierët.

Sipas informacioneve të para, 43-vjeçari me origjinë shqiptare po punonte në çatinë e magazinës kur u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari kishte ndërruar jetë./vizionplus.tv