Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet e opozitës sa i përket projektit për Teatrin Kombëtar.

Ai tha se në kohën e qeverisjës së Partisë Demokratike, kjo e fundit e shkatërroi “Piramidën” duke i hequr pllakat e mermerit, fati i të cilave nuk dihet.

“Këta që vunë vijën e zjarrit, vunë dhe trupat e tyre si garanci që ishin të pakalueshëm nga fadromat…

Këto kanë pasur projekt 6 milionë euro për ta prishur Teatrin dhe për ta bërë te Piramida. Një projekt absurd.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I vetmi rezultat ishte që mbetën brenda Piramidës disa shkallare dhe që e shkepën nga pllakat e mermerit. Nuk e di ku i çuan ato pllaka…

Të rregullojnë varret e të parëve apo banjot e vilave përkatesë që kanë në zonat turistike?! Nuk e di ku kanë shkuar ato pllaka” – tha Rama.