Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bllokuar një qytet kufitar, pasi dyshohet se një person i infektuar me COVID-19 hyri në mënyrë të paligjshme përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, pacienti iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë. Ndërkohë, Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend.

“Një emergjencë ka ndodhur në qytetin e Kaesong. Një person i arratisur, i cili shkoi në jug tre vjet më parë, i dyshuar se ishte i infektuar me virusin, u kthye në 19 korrik, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme linjën e ndarjes”, njoftoi media koreane.

Për analistët, ky është një lajm i rëndësishëm, i cili, nëse konfirmohet, Koreja e Veriut mund të “kërkojë ndihmë nga bota”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rasti i parë i dyshuar me COVID në Korenë e Veriut/ Kim mbledh Byronë Politike shkruan Vizion Plus.